Protesta e grupit “Asnji cent ma shumë” kundër shtrenjtimit të mundshëm të rrymës

Përsëri paralajmërohet protestë për shtrenjtimin e rrymës

Organizatorët e protestës “Asnji cent ma shumë” përsëri kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës.

Sipas njoftimit protesta do të mbahet më datën 22 shkurt 2022, e marte, nga ora 12:00 në Prishtinë.

Në njoftimin për protestë thuhet se ]janë dy kërkesa.

“Vendimi i marrë nga ZRrE-ja i shkon për shtat veç sektorit privat, i cili vazhdon të pasurohet, pavarësisht krizave,. E gjithë kjo në kurrizin tonë. Sipas propozimit, çmimi i energjisë për bizneset nuk rritet fare. Kjo i bie se një familje mesatare në Kosovë që synim e ka jetesën apo edhe mbijetesën, paguan edhe për bizneset që synim e kanë qarkullimin e fitimin. Ju ftojmë që të martën, duke filluar nga ora 12:00, të mblidhemi e ta kundërshtojmë këtë padrejtësi të radhës ndaj nesh. Protesta nisë tek sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon tek ndërtesa e Qeverisë dhe ka dy kërkesa kryesore: 1.Anulimi i vendimit të ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe 2. Nacionalizimi i KEDS-it”, thuhet në njoftim.

Zyra e Rregullatorit ka vendosur me datën 8 shkurt që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në muaj nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat e vjetra.

Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovat është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës.

Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovat, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

Po ashtu, bordi i ZRrE-së ka vendosur që blloqet do të vlejnë vetëm për konsumatorët shtëpiakë ndërsa për ata komercialë (bizneset) nuk do të ketë.

KESCO i propozon ZRrE-së që aplikimi i tarifave të reja të fillojë nga faturat e Marsit