Përsëri ndërrohen anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka shkarkuar anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, që i kishte emëruar ish-ministrja, Hykmete Bajrami dhe ka emëruar anëtarë të rinj. Likaj ka kthyer në punë Ujkan Bajrën, njërin nga anëtarët që ishte shkarkuar nga Bajrami.
Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Zyra për Informim e UP-së.
“Ju njoftojmë që Universiteti i Prishtinës ka pranuar dje, me datë 24 qershor 2020, vendimin nga Kabineti i ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Ramë Likaj, për emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të UP-së, me këtë përbërje: Mimoza Hasani – Pllana; Ujkan Bajra; Arton Demhasaj; Merita Bogaj”, thuhet më tej.
Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami kishte emëruar tre anëtar të rinj të KD të UP-së më 13 maj, që ishin Muharrem Bajrami, Fisnik Reçica dhe Mentor Geci.
Pas emërimit të tyre kishte pasur reagime, pasi që dy nga anëtarët ishin punëtor të dy kolegjeve private.
Një grup organizatash duke përfshirë Studim, Kritikë, Veprim, mbështetur edhe nga ORCA dhe Admovere kishin protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Protestë para Ministrisë së Arsimit për emërimet në Këshillin Drejtues të UP-së
Një retorikë të njejtë të shkarkimeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së e kishte bërë edhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami duke i shkarkuar anëtarët që ishin emëruar nga ish-ministri, Shyqiri Bytyqi, por edhe ky e fundit e kishte bërë një gjë të tillë duke emëruar anëtarët e ish-ministrit tjetër të Arsimit.
Hykmete Bajrami shkarkon anëtarët e KD të UP-së që i emëroi Shyqiri Bytyqi
.