Përsëri bastisje të shtëpive nga Specialja

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se përsëri gjatë ditës së sotme është duke kryer bastisje.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

Operacionet e ZPS-së janë duke u kryer me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit.

Aktulisht, misioni i EULEX-it është duke e bastisur shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dje njoftoi se i është konfirmuar aktakuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe shtëpinë e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhe Selimi.

Ditë më parë, misioni i EULEX-it ka bastisur për orë të tëra edhe shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit.

Dy ditët e fundit është bërë e ditur që janë konfimuar aktakuzat për kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, shefin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.