Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Përqindja e votuesve deri në orën 15:00 më e ulët se ajo e vitit 2017
17.10.2021 - 16:26
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për medie, tha se deri në ora 15:00 kanë votuar 26,95 për qind e qytetarëve apo 499 mijë e 828 votues prej prej 1 milion e 885 mijë e 448 e qytetarëve që kanë të drejtë vote.
Në të njëjtën kohë, në zgjedhjet lokale të vitit 2017, deri në orën 15:00 kanë qenë 541 mijë e 834 votues apo 28, 65 për qind.
Në Kosovë sot mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale.
Këto janë zgjedhjet e shtata për kuvendet komunale dhe të pestat për kryetarë të komunave.
Vendvotimet hapen në ora 7:00 dhe mbyllen në ora 19:00.
Numri i qendrave të votimit në gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2,477 vendvotime.