Përqafime mes kandidatëve për kryetar të LDK-së (FOTO)

Anëtari dhe delegati i Kuvendit të LDK-së, Florian Dushi ka publikuar fotografi nga brenda sallës ku janë duke votuar delegatët e Kuvendit të LDK-së për kryetar të ri.

Në fotografitë e publikuara nga LDK-ja, shihen tre kandidatët e LDK-së duke u përqafuar mes vete.

Lumir Abixhiku, Lutfi Haziri e Besian Mustafa po duken në disponim këtë të diele.

Njëri nga këta të tre do të udhëheq me LDK-në në vazhdim.

Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk arrinë 50% +1 votë të votave në kuti, atëherë dy kandidatët me më së shumti vota shkojnë edhe në raundin e dytë.

KALLXO.com do të ju mbajë të informuar mbi zhvillimet në Kuvendin e LDK-së.