Përpos Xhelal Sveçlës edhe këta deputetë janë në Tiranë

Në Tiranë po mbahet një konferencë regjionale nga datat 7-9 dhjetor.

Në këtë konferencë janë të ftuar përfaqësues të shumtë të partive politike nga Ballkani Perëndimor.

Kjo konferencë po organizohet nga Këshilli për Qeverisje Gjithëpërfshirëse (CIG) dhe po mbështet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Të ftuar në këtë konferencë janë edhe përfaqësues nga partitë politike të Kosovës.

Në agjendën e konferencës, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, figurojnë edhe emrat e anëtarëve të PDK-së, LDK-së, LVV-së e AAK-së.

Sipas listës së pjesëmarrësve, Arban Abrashi përfaqëson LDK-në, Blerta Deliu-Kodra PDK-në, Ardian Gjini AAK-në, dhe siç ka njftoar vetë, Lëvizjën Vetëvendosje po e përfaqëson Xhelal Sfeçla, ndonëse në listën e pjesëmarrësve shkruan se nga kjo parti duhej të ishte Glauk Konjufca.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe Marko Gjuriq, nga Partia Progresive Serbe.

Një takim tjetër ndërmjet përfaqësuesve të partive nga rajoni kishte ndodhur më 19 dhe 20 tetor. Siç ka njoftuar organizata, këto takime kanë qëllim të rrisin bashkëpunimin rajonal dhe koordinimin për reformat e brendshme politike dhe ekonomike dhe të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale.

LVV sqaron- Fotoja e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin nga një konferencë

www.kallxo.com