Foto: Xhavit Ukaj/Facebook

Përplasjet në Prizren dhe Prishtinë të deputetit Xhavit Ukaj

Veprimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga LDK, Xhavit Ukaj, ishte arsyje e ndërprerjes së seancës së Kuvendit ku po dikutohej për rishikimin e buxhetit.

Ukaj gjatë seancës i është vërsulur kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani, pasi e njëjta nuk i dha fjalën deputetit.

“A po ulesh edhe mos bërtit, sepse jeni ju që më së shumti e keni përdorë për 52 ditë fjalën paranojak, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”, i ka thënë Osmani, Ukajt.

Incidenti gjatë seancës nuk është i pari në të cilin është përfshirë deputeti Xhavit Ukaj.

KALLXO.com kishte raportuar edhe për raste të tjerë kur Ukaj ishte përfshirë në përplasje dhe ofendime ndaj grave të tjera.

Një i tillë kishte ndodhur me 18 korrik në vititn 2019, ku Ukaj si asambleist i Kuvendit Komunal të Prizrenit ishte përfshirë në një debat me drejtoreshën e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Sevil Kazaz.

Xhavit Ukaj, ish asamblisti nga radhët e LDK-së në një seancë të kuvendit komunal kishte kërkuar përgjigje me gojë nga drejtoresha e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Kazaz.

Ajo i kishtë thënë asamblistit që do t’iu kthejë përgjigje me shkrim, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për Ukajn.

“A tu tha goja a, a po priton a qysh?”, e kishte pyetur Ukaj.

Pas kësaj përplasje Kazaz ishte larguar nga salla ku mbahej mbledhja, duke e përshëndetur me dorë asamblistin.
Ukaj kishte vazhduar me komente në drejtim të Kazazit.

“E kthehu këtu kur të msohesh me fol”, i kishte thënë ai.

Me 25 prill 2019, deputeti Xhavit Ukaj në postin e asambleistit në Prizren ishte përfshirë në një përplasje tjetër me asambleistin e Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Bardh Avdaj.

Avdaj në këtë seancë kishte thënë se “Nuk mundeni me i akuzu njerëzit e PDK-së për keqpërdorime. E kur përmenden keqpërdorimet këqyrni këta të e LDK-së”.

Pas kësaj, kishte raguar tani deputeti Ukaj.

“Ngo çka po të them: nëse ke diçka – qe drejtoju drejtorëve ankesa a çka ke. Me ne të LDK-së s’ki çka merresh, as mos na përmend hiç LDK-në, a u ba?”, kishte thënë Ukaj.

“Mos e ngrit zanin se nuk dimë na mu friku! Ti mua nuk ke nevojë me ma ngrit zanin! Rri pak se unë po foli! Mua personal s’ki me ma ngrit zanin! A u ba? Se nuk frikohem as Bardh Avdaj as PDK-ja”, iu kishte drejtuar Bardh Avdaj asamblistit të LDK-së.

E kur Avdaj i tha Ukajt se “kur të foli personale për ty atëherë mundesh me folë”,  Xhavit Ukaj iu drejtua: “More ti personale as s’guxon me fol për mua, personale asnjë fjalë s’guxon me fol, jo ti po askush!”.

Para pak minutave, Seanca e Kuvendit të Kosovës u ndërpre për shkak të sjelljeve ofenduese të deputetit nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj ndaj kryetares së kuvendit, Vjosa Osmani

KALLXO.com kishte raportuar edhe për qëndrimet e Ukajt, në kohën e zgjedhjeve, kur ai ishte kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.

Deri më tani askush nga LDK nuk ka komentuar sjelljen e bashkëpartiakut ndaj kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Driton Selmanaj nuk komenton sjelljet e bashkëpartiakut të tij karshi Vjosa Osmanit