Përplasje në mes Komunës së Ferizajt dhe VV-së për një rrugë të qytetit

Komuna e Ferizajt dje gjatë ditës përmes një njoftimi ka treguar se është kompletuar infrastruktura në rrugës ‘’Sali Çekaj”. Komuna njoftoi se në këtë rrugë është asfaltuar shtresa e dytë.

Kjo rrugë ka shtrirje pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj si dhe dhjetra objektesh banimi kolektiv, si dhe sipas komunës kjo rrugë ka shtrirje prej afro 1.5 kilometra.

I menjëherëshëm ishte reagimi i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj. LVV përmendin disa rrugë të cilat janë asfaltuar me cilësi të dobët dhe sipas tyre janë në gjendje të rëndë si rruga në fshatin Komogllavë, Gërlicë, Rahovicë, rruga ’12 Qershori’ të cilat sipas tyre nuk ka më tepër se një vit që janë asfaltuar dhe tani janë shëndrruar në ‘’sera bujqësore’’ si terrene të pa përshtatshme.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje – dega në Ferizaj, e gjith kjo po ndodh për shkak të mos përgjegjsisë, mungesës së inspektimit, si dhe angazhimi i operatorëve të cilët janë dëshmuar për mungesë korrektësie e profesionalizmi.

Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje thotë se me krejt këtë diçka ka nuk është në rregull me Drejtorinë e Infrastrukturës, operatorët ekonomik dhe lidhjet në mes tyre.