Përplasje në Komisionin ku po raportonte ministrja e Arsimit - VIDEO
18.1.2022 - 13:07
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Arsim.
Deputetja Vlora Dumoshi dhe Eliza Hoxha janë përplasur me kryetarin e komisionit, Ardian Gola dhe të njëjta e kanë lëshuar mbledhjen.
Në mbledhjen ku po shqyrtohej për projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin për Arkivat Shtetërore, Hoxha ka diskutuar për Këshillin Shtetëror të Cilësisë.
Për këtë,. Gola tha se po konsumohet koha, ndërkaq Dumoshi dhe Hoxha kanë lënë mbledhjen duke deklaruar se po bëhet arrogancë me numra.