Jeta në Komunë, Vushtrri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përplasja në mes të Xhafer Tahirit dhe asamblistit të PDK-së

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, është i ftuari i radhës në serinë e emisioneve “Jeta në Komunë”, ku bashkë më të janë edhe asamblistë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Një debat i ashpër është zhvilluar në  mes Tahirit dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës, Lorik Maxhuni, i cili e ka akuzuar kryetarin për nepotizëm dhe numër më të madh të projekteve për fshatin nga ai vjen.

“Asnjë investim serioz nuk është  bërë gjatë mandatit të tij. Komuna e Vushtrrisë ka hapësira publike por ato janë të uzurpuara. Kryetari pati bërë një premtim që  brenda tre muajve do ta publikojë listën e uzurpatorëve, por një gjë të tillë nuk e ka bërë, sepse familjarë  të tij tashmë jetojnë në prona të uzurpuara. Është shumë e rëndësishme që pushtetarët e Vushtrrisë punësojnë gratë, p.sh. kryertari ka punësuar gruan si teknike dhe farmaciste, drejtori i shëndëtësisë ka punësuar gruan e tij në Drejtorinë e Arsimit, militant të partisë të shumtë të tyre. Kryetari po ashtu në buxhetin që është miratuar për vitin e ardhëm janë gati 70 projekte vëtëm për fshatin Stanoc, nga ai vjen”, tha Maxhuaj

Por kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Tahiri duke i quajtur gënjeshtra të gjitha.

“Gënjshtra, të gjitha, atë që e publikoi Loriku, që kanë pasë edhe në zgjedhjet e kaluara po që nuk do të ju dhez. Nuk qëndron sepse kam këtu plot fshatra të tjerë në të cilët është investuar dhe do të investohet”, tha i pari i Vushtrrisë.