Përplasja në Kuvend, flet Hajrullah Çeku

Një përplasje fizike mes deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përplasur fizikisht sot në Kuvend.

Përplasja ka ndodhur derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës fliste deputetja Saranda Bogujevci, një ish-e mbijetuar e masakrës nga lufta e fundit.

Fillimisht, Gashi polemizoi me deputeten e Gripit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari- Lila e më pastaj afër aty u pa edhe deputeti tjetër i kësaj partie, Hajrullah Çeku.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Çeku ka mohuar se kishte përplasje fizike ndërsa tha se u përfshi në diskutim për ta qetësuar situatën.

“Nuk ka pasur përplasje fizike. Aty jam gjendur në përpjekjen për të qetësuar situatën e tensionuar që u krijua pasi disa deputetë të LDK-së tentuan që pengojnë fjalimin e deputetes Saranda Bogujevci”, ka thënë shkurt Çeku.

KALLXO.com ka provuar ta kontaktojë edhe Arben Gashin, por ai nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.

Përplasje në Kuvend

www.kallxo.com