Avdullah Hoti - LDK

Përplasja Avdullah Hoti - Bedri Hamza rreth vendimit për rritje të pagave për kabinetin qeveritar

Ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa ka replikuar me ish-ministrin Bedri Hamza rreth rritjes së pagave dhe dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Hoti i ka thënë Hamzës se rritjen e pagave në kabinetin qeveritar e ka kundërshtuar publikisht ndërsa me anë të opinionit të dërguar në Gjykatë Kushtetuese e ka përkrahur.

“Shqetësuese ka qenë rritja e pagave për kabinetin qeveritar në kundërshtim të një vendimi të Agjencisë Kundër Korrupsionit që thotë se është konflikt i interesit, ka vazhduar me kundërshtimin e z. Hamza e pastaj ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe opinioni që i keni dhënë gjykatës ka qenë se ky vendim ka qenë në rregull, e keni kundërshtuar publikisht e në anën tjetër jeni pajtuar me vendimin sipas kërkesës së gjykatës”, ka thënë Hoti.

Këto deklarime Hoti i ka bërë në debatin parazgjedhor #ZgjidhjeparaZgjedhjeve.