Sali Berisha - Foto: Facebook/SaliBerisha

Përplasi eskortën e Berishës, procedohet shoferi nga Kosova

Shoferi 24-vjeçar nga Kosova që përplasi eskortën e Berishës mbrëmjen e djeshme, është proceduar nga policia. Autoritetet në një njoftim për mediat sqarojnë se 24-vjeçari me iniciale A.M., banues në Prishtinë, ka qenë shkaktari i aksidentit.

I riu në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues 28-vjeçarin S.L. dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Ashtu siç u raportua dhe pas aksidentit, shoferi nga Kosova ka qenë duke lëvizur në sens të kundërt. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë 3 persona, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital janë larguar për në banesë.

Këtu mund ta shihni videon.

Aksidenti ndodhi në kohën kur ish-Kryeministri Sali Berisha po kthehej nga ‘Foltorja’ në Kurbin./TvKlan