Përplasen Xhavit Haliti dhe Haki Abazi në Komisionin ku po raportonte Donika Gërvalla - VIDEO

Xhavit Haliti  nga radhët e PDK-së dhe Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, janë përplasur me fjalë gjatë mbledhjes së Komisionit ku po raportonte ministrja për Punë të Jashtme, Donika Gërvalla.

Derisa kryetari i Komisionit Haki Abazi bëri përpjekje të ndërpresë fjalën e Halitit, ky i fundit reagoi duke ia fikur Abazit mikrofonin.

“Nuk ke të drejtë të më ndalësh fjalën, kur e përfundoj është çështja e imja. Unë më shumë kam respekt për të(ministren) se sa për ty, por unë jam oponencë e qeverisë dhe nuk vij këtu me ta bë qejfin ty. Unë nuk po e kundërshtoj, por dua ta ndihmoj. Ti ke shikuar prej jashtë, je marrë me atë fondacionin Rockfeller”, i ka thënë Haliti, Abazit.

Derisa, Abazi ka thënë se ‘është mirë të mos rezervohesh sepse kështu i ofendon njerëzit’.

“Përfundoje fjalinë, rezervohu nga ofendimet, sepse ofendim është kur tenton me t’i vësh njerëzit në pozitë të keqe. Mos të tregoj tash unë me çka je marrë ti”, thënë Abazi.