Hekurudha - Foto: Rtv21

Përplasen dy trena në Kroaci, raportohet për viktima dhe të lënduar

Rreth orës 21:30, një tren mallrash dhe një tren pasagjerësh janë përplasur në afërsi të Novskës së Kroacisë, raporton mediumi kroat index.hr.

Sipas këtij mediumi, aksidenti ka rezultuar me viktima dhe lëndime të rënda. Sipas informacioneve të fundit së paku pesë persona kanë vdekur.

“Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajiqit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”- raporton index.hr.

Shërbimet e urgjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e aksidentit ka shkuar edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.