Foto: Erion Veliaj/Facebook

Përparim Rama në vizitë zyrtare në Tiranë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot do të jetë në vizitë zyrtare në Tiranë.

Vizita erdhi pas ftesës së kryetarit të Tiranës, Erion Veliajt.

Tashmë kryeqyteti i Shqipërisë është zbukuruar me flamuj të Kosovës e Shqipërisë, për të pritur të parin e Prishtinës.

Veliaj ka potencuar se meqenëse Tirana është shpallur kryeqyteti i rinisë për vitin 2022, kjo do jetë një mundësi shtesë për aktivitete e zhvillim edhe për rininë kosovare.

Vlen të theksohet se në ditën që Rama mori detyrën e kryetarit bëri të ditur se ndër kryetarët e parë që do e ftonte në vizitë do të ishte Erion Veliaj.

Foto: Erion Veliaj/Facebook