Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përparim Rama infektohet me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Rama ka bërë të ditur se është izoluar menjëherë dhe po e vazhdon punën prej shtëpisë.

“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar i pari i Prishtinës në rrjetin social “Facebook”.

Rama, të shtunën dhe të dielen ka zhvilluar takim zyrtar në Tiranë.

Ai ende nuk e ka kompletuar kabinetin e tij që do të qeverisë për këtë mandat 4-vjeçar.

Rama i LDK-së arriti të formojë koalicion me PDK-në, më 5 janar 2021.

356 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërkaq nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.