
Përparim Rama ia dhuron ‘Çelësin e Qytetit’ presidentit malazez, Gjukanoviq
18.5.2022 - 16:32
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“Ndjeheni vetën në Prishtinë sikurse në shtëpinë e juaj”, i tha kryetari Rama teksa po e falënderonte për bashkëpunimin.
Nga ky takim nuk pati deklarime për media, përderisa mediet u lejuan vetëm të marrin pamje.
Gjukanoviq gjatë vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar sot takim edhe me homologen e tij, Vjosa Osmani dhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.