Përparim Rama i dhuron presidentes Osmani ‘Hyjneshën në fron’

Më rastin e Ditës së Gruas, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar figurën e Hyjneshës në fron, presidentes Vjosa Osmani.

Hyjnesha në fron është simbol i qytetit të Prishtinës.

“Këtu po ua dhurojmë Hyjneshën në fron, simbolin e Prishtinës. Ne si Komunë i kemi prioritet gratë edhe në kabinetin tonë. E shohim gruan si më të fuqishme” – tha Rama.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e përgëzoi fillimisht për organizimet dhe seancat solemne që i ka organizuar kjo qeverisje “në datat e rëndësishme” duke përmendur këtu edhe atë në përvjetorin e luftës në Ukrainë.

Lidhur më figurën qe ia dhurojë kryetari Rama, ajo e falënderoi duke shtuar përveç simbolikës së qytetit, Hyjnesha në fron përfaqëson gruan e fuqishme.

Pas dorëzimit të dhuratës, takimi u mbajtë i mbyllur për media.

Nga ora 11:00 Kuvendi i Kryeqytetit të Kosovës, do të mbajë seancë solemne.