Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përparim Rama fton në takim qytetarët e lagjes 'Kalabria' për të diskutuar rreth Planit Rregullues

Komuna e Prishtinës ka ftuar banorët e lagjes “Kalabria” në një takim, të dielën me 22 maj për të diskutuar problemet e kësaj lagje në lidhje me Planin Rregullues të Kalabrisë.

Sipas njoftimit, punëtoria do të mbahet në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Lagjen Kalabria nga ora 10:00 – 12:00.

“Duke u bazuar në takimet që janë mbajtur më herët lidhur me hartimin/kompletimin e Planit Rregullues të Hollësishëm – “Kalabria”, në emër të Qytetit të Prishtinës, Kryetari, z. Perparim Rama ju fton të merrni pjesë në punëtorinë e ardhshme në të cilën do të diskutohen problematikat e lagjes tuaj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Më 10 maj, banorët e lagjes “Kalabria” në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal i kishin kërkuar takim kryetarit Rama për planin rregullues të kësaj lagje e cila ishte shfuqizuar javë më parë.

Banorët nuk po pranojnë që të zbritet koeficienti nga 2.4 sa është miratuar nga qeverisja e kaluar.

Rama atë ditë i priti në takim. Pas takimit njëri banor për KALLXO.com tha se kryetari Rama i kishte premtuar një takim me banorët në lagje.

(VIDEO) Banorë të lagjes ‘Kalabria’ ndërhynë në seancë, kërkojnë takim me kryetarin Rama