Perparim Rama

Përparim Rama flet për projektin në vlerë 500 milionë euro te Stacioni i Autobusëve

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ndër projektet më të shtrenjta në këtë mandat pritet të jetë ‘stacioni multimodal’ te  Stacioni i Autobusëve.

Rama në emisionin “Kallxo Përnime” shtoi se me anë të këtij projekti lidhen autobusët regjionalë, urban si dhe stacioni i trenit.

“Projekti më i madh në tre vitet e ardhme me siguri do jetë ai në vlerë gjysmë bilioni ‘stacioni multimodal’ tek Stacioni i Autobusëve që lidhet me autobusët regjionalë, urbanë, stacionin e trenit. Aty është një hapësirë e madhe që duam ta bëjmë si një projekt me partneritet publiko privat”- ka thënë Rama.

I pari i Prishtinës shtoi se për këtë projekt ka interesim për investim në kryeqytet edhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Ishim edhe në Emiratet e Bashkuara ku ata kanë interes që të vijnë dhe investojnë në kryeqytet”- shtoi Rama.

Aktualisht te Stacioni i Autobusëve Komuna është duke implementuar projektin për lidhje të lagjes ‘Dardania’ me atë ‘Kalabria’ ku pritet që të bëhet një korsi për qarkullim të makinave duke i liruar nga pagesa në rampat brenda stacionit.

 

Komuna e Prishtinës planifikon të zhvendosë laurën tek Stacioni i Autobusëve