Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, Foto: Fioralba Kryemadhi – KALLXO.com

Përparim Rama flet për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë

Në konferencën e organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese  – BIRN në kuadër të aktiviteteve për “Ditët e Energjisë së Gjelbër”, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për menaxhimin e mbeturinave.

Kryetari Rama ka folur për mundësinë e krijimit të një rrjeti të ri për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet.

“Edhe tash kemi mëndu me e bë edhe një organizat shtesë, pra një kompani shtesë për me e ndihmu pastimin e qytetit, e zonës së qendrës. Paralelisht vec se i kemi të instaluara një numër në zona kyçe urbane të mbeturinave të kontinerëve nëntokësor të cilët janë jo fuknsional, sepse nuk kanë qenë të implementuar mirë”, ka thënë Rama.

Rama ka treguar arsyen e mosfunksionalizmit të kontejnerëve nëntokësorë që ndodhen në Kosovë.

“Jemi në proces për me i funksionalizu, sepse ka qenë gabim në dizajn, mënyra se si janë dizajnu ka qenë gabim thëlbësor, të cilët jemi duke shiku tash me i funksionalizu që të mos ketë në zonën në qendër mebturina të cilat shihen në rrugë”, është shprehur ai.

Tutje, kryetari ka folur edhe për gjendjen aktuale të menaxhimit të mbeturinave nga “Kompania “Pastrimi”.

“Nuk po mundet me e mbrri shërbimet të cilat i nevojiten qytetarëve të Prishtinës për aspekte të ndryshme, paralelisht me të është edhe problemi ku hidhen ato mbeturina, ku tani i kemi në Mirash dhe Obiliq”, ka thënë kryetari Rama.

“Në kombinim me nivelin qendëror, është zona afër Lipjanit, ku është e përcaktuar për një vend të ri të hedhjes së mbeturinave, ku duhet që të pajtohemi me kryetarin e Lipjanit që që të na lejojë që ajo të ndodhë, në mënyrë që ne të fillojmë edhe këtë procesin që ne me mendu për riciklimin e mbeturinave”, ka thënë Rama.

BIRN organizon konferencën e nivelit të lartë për Ditët e Energjisë së Gjelbër 2022

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.