perparim rama

Përparim Rama emëron ekipin me të cilin do ta drejtojë Prishtinën, këta janë drejtorët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka emëruar ekipin e tij të drejtorëve pas më shumë se 1 muaj nga dita që u betua në këtë pozitë.

Rama në Facebook u shpreh se më këtë ekip do punojë në procesin e transformimit të kryeqytetit.

Më poshtë gjeni emrat që përbëjnë ekipin e tij:

Alban Zogaj – Nënkryetar,

Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit,

Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit,

Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm,

Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave,

Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave,

Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit,

Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale,

Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë,

Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave,

Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit,

Donika Çeta – Drejtoreshë e Parqeve,

Bersant Beka – Drejtor i Administratës,

Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë,

Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë,

Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik,

Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi,

Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport,

Jonada Jashari – Këshilltare për Media,

Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City.

I pari i Prishtinës  potencoi se javën e ardhshme ekipi do plotësohet edhe më tej.