Përparim Rama denoncon qytetarin që largoi pengesën për parkim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një video të postuar në Facebook ka denoncuar një qytetarë, i cili ka larguar pengesën për t’u parkuar në trotuar.

Në videon e publikuar shihet një autobus dhe një veturë e parkuar në trotuar.

“Derisa ne bëjmë ç’mos për përmirësimin e kushteve në trafik, shoferët e autobusëve privat jo vetëm që operojnë e parkohen ilegalisht në vende jo të destinuara për të ndaluar, mirëpo edhe e dëmtojnë infrastrukturën rrugore”- ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinë ka publikuar numrat e telefonit në të cilët qytetarët mund të raportojnë parregullsitë:

📞0800 1 22 33

📞0800 1 22 44

📞038 245 777