Përparim Kryeziu emërohet zëdhënës i Qeverisë

Edhe në Qeverinë Kurti 2, Përparim Kryeziu do të jetë zëdhënës i Qeverisë.

Sot kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka emëruar Kryeziun në këtë pozitë.

Kryeziu përpara se të angazhohet në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) ka qenë aktivist i shoqërisë civile, i angazhuar si asistent hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë dhe hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Në Qeverinë Kurti 1 ai ka qenë po ashtu zëdhënës i Qeverisë, për të kaluar pastaj në zëdhënës të Lëvizjes Vetëvendosje.