Sheshi Zahir Pajaziti - Prishtinë - Foto Naim Krasniqi - KALLXO

Përmirësohet cilësia e ajrit këtë mëngjes në Prishtinë

Cilësia e ajrit mëngjesin e sotëm në orën 9:00 ka qenë e mirë. Kështu tregojnë matjet e Ambasadës amerikane në kryeqytet.

Indeksi i cilësisë së ajrit është 30.

Cilësia e ajrit  “e mirë” është prej 0 deri 50. Në këto të dhëna, cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqeshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

Në dimër, Prishtina karakterizohet me ajër tejet të ndotur.

Burimi: Ambasada Amerikane