Ilustrim

Përmes videos në rrjete sociale, Policia konfiskon një kallshnikov në Pozheran të Vitisë

Në fshatin Pozheran të Vitisë, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, e njohur edhe si kallashnikov.

Krejt kjo pas disa video-incizimeve të postuara në rrjete sociale.

Policia pas marrjes së videove ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur armën.

I dyshuari u intervistua dhe u lirua në procedurë të rregullt.