llustrim, stoli

Përmes shantazhit detyrojnë vajzën të vjedhë stoli nga shtëpia më pas i shesin ato

Policia e Kosovës njofton se më datë 14 nëntor në Podujevë janë arrestuar dy djem të moshës së moshës se mitur pasi që të njëjtit me datën e cekur kanë shantazhuar  dhe detyruar një vajzë të mitur të marrë stoli ari në shtëpinë e saj.

Sipas policisë të njëjtit pasi që kanë marrë stolitë nga vajza, i kanë shitur ato.

Tutje policia sqaron se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.