Përmes dronit policia amerikane e gjen të dyshuarin në një pusetë kanalizimi (VIDEO)

Policia amerikane ka rënë në gjurmët e një të dyshuari, i cili tentoi të fshihej pas një tentative për vjedhje. Identifikimi dhe gjetja e tij u bë përmes dronit.

Pamjet e realizuara nga droni mund t’i gjeni në këtë LINK

I dyshuari tentoi të ikë në këmbë pasi tentoi ta vidhte një pako para një shtëpie dhe ndërkohë shkaktoi një aksident të lehtë trafiku në çarkun Fayette.

Megjithatë, policët e ngritën dronin dhe e ndoqën dhe e gjetën të fshehur në një pusetë të kanalizimit. 

Pas kontrollit mjekësor, burri ka përfunduar në burg./Klix.ba