Rrugët pas reshjeve të shiut në Shkup, Foto: Telegrafi

Përmbytje në Shkup

Stuhia që goditi Shkupin pasditen e sotme shkaktoi shumë dëme. Oborre e bodrume të përmbytura, rrugë përplot me ujë, degë e pemë të thyera, biznese dhe vetura të dëmtuara.

Bulevardi “Goce Dellçev” në nënkalimin e sheshit “Skënderbeu” ishte plot me ujë dhe një furgon plot me pasagjerë mbeti i bllokuar në ujë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Rrugët pas reshjeve të shiut në Shkup, Foto: Telegrafi

Gjithashtu është bllokuar një automjet i Ndihmës së Shpejtë, në të cilën ka pasur pacientë, por fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë.

Përmbytje ka edhe në nënkalimin pranë “Hotel Continental”, si dhe janë përmbytur edhe bodrumet dhe garazhet e qendrës tregtare “East Gate Mall”.

Bashkia e Shkupit për shkak të stuhisë ka thirrur mbledhje të Shtabit të Krizave, ku janë ende diskutuar për masat që do të ndërmerren pas stuhisë./Telegrafi

Foto: Telegrafi
Foto: Telegrafi