Përmbajtja e letrës që Kurti i dërgoi LDK-së

Letra e cila arriti në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nga Lëvizja Vetëvendosje është refuzim i ofertës së djeshme në të cilën partia e Mustafës e kërkonte Kryetarin e Kuvendit  si dhe premtimin për President.

KALLXO.com ka siguruar përmbajtjen e letrës që ka arritur sot në LDK.

Në këtë letër LVV e ka njoftuar LDK-në se nuk do të pranojnë një marrëveshje të tillë.

Kryetari i LVV-së Albin Kurti në fillim të letrës ka shprehur keqardhje se janë ndërprerë takimet dhe kanë ardhur deri tek komunikimi me letra.

E këtë komunikim të tanishme Kurti e ka cilësuar si komunikim nga kontinenti në kontinent.

“Është për të ardhur keq që keni vendosur ti ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra thua se jemi kundërshtar politikë apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, kërkesa e LDK-së që të largohet Glauk Konjufca nga posti i kryeparlamentarit është jodemokratike.

“Është për të ardhur keq që ju vazhdoni të insistoni që ne mund të bëjmë marrëveshje për ta larguar Kryetarin e zgjedhur të Kuvendit të Republikës Z. Glauk Konjufca. Për mua kjo është jodemokratike”, ka shkruar Kurti.

Tutje në këtë letër Kurti ka thënë që nuk do të respektohej vullneti i deputetëve që e votuan Konjufcën për Kryeparlamanetar nëse kërkohet shkarkimi i tij, duke theksuar se nuk duhet të bëhet ‘kurban’ Glauk Konjufca.

“Qeverisja jonë e përbashkët që e synojmë do të kishte ogur fort të keq nëse për gurthemeltar ka bërjen kurban të Kryetarit të Kuvendit, në këtë rast të Z. Glauk Konjufca, dhe shkeljen e vullnetit të lirë të deputetëve të Kuvendit që e zgjodhën atë”. thekson Kurti.

Duke shtuar se nëse deputetët e LDK-së marrin iniciativë për shkarkimin e Konjufcës ata nuk do të kenë votat e LVV-së.

Në fund Kurti ka kërkuar nga LDK-ja që të heqin dorë nga kërkesa për kyparlamentar dhe ti kthen tavolinës së bisedimeve.

“Për Republikën dhe demokracinë, hiqni dorë nga largimi i Kryetarit të ri e legjitim Konjufca dhe kthehuni në tryezën e bisedimeve për marrëveshjen për qeverinë” ka shkruar Kurti.

Mustafa për letrën e fundit të LVV-së: Nuk e konsideroj zyrtare

Zarfi i LVV-së shkon në zyrë të LDK-së