Foto: Policia e Kosovës

Përleshje në Vatë të Kaçanikut, ka të arrestuar dhe konfiskohet një armë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Vatë të Kaçanikut pasi që dyshohen se u kanë shkaktuar lëndime trupore dy të tjerëve. Njërit prej të dyshuarve, më pas i është gjetur një armë zjarri.

Lëndimet janë shkaktuar gjatë përleshjes që ka qenë pasojë e një mosmarrëveshjeje e cila sipas policisë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Të dyshuarit janë një 57-vjeçar me inicialet M. L., i cili po ashtu ka pësuar lëndime dhe 29-vjecari J. L.

Ndërsa të lënduarit, G. L. 63-vjeçar dhe B. L. 29-vjeçar kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Kaçanik.

Pasi që të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe janë intervistuar nga hetuesit, te 63-vjecari është gjetur dhe konfiskuar një pushkë e gjuetisë me 6 fishekë.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka ndaluar të dyshuarit për 48 orë.

Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje”.