Përleshje në 'Rrugën C' në Prishtinë, arrestohet një person

Policia e Kosovës rreth orës 18:30 ka marrë një informacion së në rrugën “C” ka ndodhur një sulm fizik ndaj një personi.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se në Rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në momentin kur Policia ka marrë informatën ka dal në vendin e ngjarjes.

Personi i sulmuar ka pësuar lëndime dhe më pas është dërguar për trajnim e nevojshëm mjekësor.

Për shkak të reagimit të shpejtë të njësive policore, policia ka mësuar identitetin e sulmuesit dhe ka arritur që të arrestojë të dyshuarin.

Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për personin e dyshuar të arrestuar.

“Personi i dyshuar: A. M., mashkull, 34 vjeç”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast.