Foto: Ilustrim

Përleshje në Podujevë, një person përfundon në spital

Si pasojë e një mosmarrëveshjeje ka ndodhur një përleshje mes disa burrave në Podujeve, dje rreth orës 7:40.

Njëri nga të përfshirit në përleshje ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spital.

Tutje është bërë e ditur se pesë persona janë intervistuar dhe me vendim  të prokurorit dy prej tyre  janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.