Ilustrim

Përleshje në parkingun e një marketi në Banjë të Pejës, një person u ther dy herë me kaçavidë

Një përleshje që ka ndodhur në parkingun e një marketi në Banjë të Pejës ka përfunduar me therje të rëndë të njërit person të përfshirë në rast.

I njëjti është jashtë rrezikut për jetë kurse rasti ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së djeshme.

“Dje në parkingun e një marketi janë përleshur dy persona. Njëri nga ta ka pësuar lëndime të rëndë me një mjet të mprehtë- kaçavidë. I njëjti momentalisht është jashtë rrezikut për jetë. Nuk dihet ende se cilat janë motivet e përleshjes”, ka thënë për KALLXo.com, zëdhënësi I Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Ky rast është cilësuar si “Vrasje në tentativë” kurse njëri nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë.