Pallati i Drejtësisë, Prishtinë. Foto: BIRN.

Përleshje në Pallatin e Drejtësisë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, të dyshuar për veprat sulm dhe kanosje.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në ora 10:15 minuta në Pallatin e Drejtësisë ku personi i arrestuar ka sulmuar dhe kanosur viktimën.

Policia ka njoftuar se personi i arrestuar është G.S. (31-vjeçar).

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori dhe me vendim të tij personi i arrestuar është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Me qëllim të sqarimin dhe zbardhjes së plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes ndaj tij është iniciuar hetim për veprat në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.