ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Përleshje në një xhami në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 18:45 në fshatin Halabak të Podujevës ka ndodhur një përleshje.

Sipas Policisë, në momentin kur imami i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës ka shkuar në xhaminë e fshatit për kryerjen e riteve fetare, katër persona nuk janë pajtuar me imamin dhe e kanë penguar atë.

Pastaj, sipas Policisë, tre të dyshuar që aktualisht ndodhen në arrati, nuk kanë lejuar që të sulmohet hoxha dhe gjatë kësaj kohe njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka sulmuar me kondak të revolës njërin nga katër viktimat, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarve dhe është gjetur një fotroll e revoles.

Policia bën të ditur se të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.