
Përleshje në Mitrovicë të Jugut, i mituri lëndohet me mjet të mprehtë - Pamje
16.10.2024 - 10:33
Një i mitur ka mbetur i lënduar nga një mjet i mprehtë në sheshin “Skëndërbeu” Mitrovicë të Jugut pas një përleshje mëngjesin e së mërkurës (16.10.2024).
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha për KALLXO.com se rreth orës 09:45 është raportuar për nje person të lënduar.
“Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull, i moshës së mitur”- tha ai.
Sipas Zahiti, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, po ashtu i moshës së mitur.
“Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve”- theksoi ai.
KALLXO.com sjell pamje nga vendi i ngjarjes: