Përleshje në mes zyrtarëve në Postë, ndërhynë Policia

KALLXO.com merr vesh se Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në ndërtesën e Postës së Kosovës në Prishtinë, ku dyshohet se ka ndodhur një mosmarrëveshje mes dy zyrtarëve.

Rastin për Kallxo.com e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se janë duke u intervistuar palët e përfshira.

“Një mosmarrëveshje ka ndodhur rreth orës 12:00 në ndërtesën e Postës së Kosovës. Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u  intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë zyrtarja policore.

Kallxo.com ka provuar të kontaktojë me ushtruesin e detyrës së krye shefit së Postës, Rafet Jashari, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.