Ilustrim

Përleshje në Gjakovë, 4 të lënduar

Një përleshje mes shtatë personave ka ndodhur në Gjakovë. Policia ka njoftuar se është përdorur edhe arma e zjarrit, ku për pasojë një person është plagosur.

“Si pasojë katër të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore, tre prej tyre nga përleshja fizike, ndërsa një nga arma e zjarrit” thuhet në njoftimin e policisë.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.

Sipas Policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja, dhe në veturën e njërit nga të dyshuarit është gjetur një armë zjarri me karikator të zbrazët.

“Pesë të dyshuar janë arrestuar, dy prej tyre dërgohen në mbajtje ndërsa tre janë në Spitalin e Gjakovës nën mbikëqyrje e policisë” njoftojnë forcat e rendit.