Përleshje në Ferizaj, një person është dërguar në Qendrën Emergjente
Një person ka pësuar lëndime trupore gjatë një përleshjeje që ka ndodhur sonte, më 09.07.2024, në Ferizaj.
Lidhur me rastin 4 persona janë shoqëruar në stacionin policor, e njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 kemi pranuar informatën se në qendrën ,,Willage’’ në Ferizaj ka ndodhur një përleshje fizike në mes disa personave. Katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ku njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj’- ka thënë Veseli për KALLXO.com.
Veseli ka njoftuar se për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i shtetit dhe se rasti është duke u hetuar.