Foto: Ilustrim

Përleshje në burgjet e Ekuadorit, vdesin mbi 40 të burgosur

Të paktën 43 të burgosur kanë vdekur në trazirat e fundit në burgjet e Ekuadorit.

Një përleshje shpërtheu mes bandave rivale Los Lobos dhe R7 në një burg në Santo Domingo, rreth 80 km (50 milje) në lindje të kryeqytetit Quito.

Ekuadori po lufton me valë bandash dhe kohët e fundit ka parë trazirat më vdekjeprurëse të burgjeve në histori.

Disa pjesë të Ekuadorit janë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të krimit në rritje që ka tronditur vendin.

Gjatë trazirave në burgun Bellavista, të paktën 112 të burgosur u përpoqën të arratiseshin por u arrestuan, njoftoi stacioni televiziv lokal Teleamazonas.

Dhjetëra të tjerë u plagosën në trazira, por numri i saktë është ende i paqartë.

Fotot nga jashtë burgut tregojnë të burgosurit e gjakosur duke u transportuar nga kamionët në ambulancat e pritjes. Derisa lajmet për trazirat u përhapën në të gjithë vendin, shumë të afërm u mblodhën jashtë objektit, të shqetësuar dhe të dëshpëruar për familjarët e tyre.

Presidenti Guillermo Lasso dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e atyre që vdiqën ku tha se ishte “rezultat fatkeq i dhunës së bandave”.

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit, Patricio Carrillo, shkroi në Twitter se qeveria po punon “për të kapërcyer problemet e sistemit të burgjeve, por është komplekse të gjesh zgjidhje të shpejta në një mjedis… dhune”.

Gati 400 të burgosur janë vrarë në gjashtë trazira  që nga shkurti i vitit 2021 ne Ekuador BBC