Përleshje mes tre të miturve në Gjilan - theret njëri

Tre të mitur pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur në mes vete. Sipas Policisë së Kosovës, kjo ka çuar deri në therje me një mjet të ftohtë të një personi.

Në Raportin 24-orësh thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në Gjilan më 16.01.2025, rreth orës 12:00.