Përleshje mes të miturve, arrestohen dy persona në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, njëri nga ta i mitur pasi me datë 25 tetor, të njëjtit kishin sulmuar  një person tjetër të mitur.

Tutje, forcat e rendit  bëjnë të ditur se viktimës iu kishin shkaktuar lëndime trupore.

Me urdhër të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.