Arkiv - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Përleshje mes Policisë dhe anëtarëve të PSD-së, lëndohet një polic

Partia  Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur para pak minutave një aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në muret e objektit të Qeverisë së Kosovë, PSD  ka shkruar “Krejt dhe drejt = I gjithë pushtetit sovjetëve”.

Pas këtyre mbishkrimeve, anëtarët e PSD-së kanë tentuar që të njëjtin mbishkrim ta shkruajnë edhe në objektin e Kuvendit të Kosovës, por këtu ka filluar përleshja mes anëtarëve të PSD-së dhe zyrtarëve të Policisë  së Kosovë.

Si pasojë e përleshjes, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Me të përfunduar aksioni, autoambulanca është parë para objektit të Kuvendit të Kosovës, e cila i ka ofruar tretman mjekësor zyrtarit policor.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com