Përleshje mes dy personave në Han të Elezit

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur dje në fshatin Paldenicë në Han të Elezit.

Policia ka njoftuar se kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.

Kurse, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Më vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në ora 14:00.