Ilustrim

Përleshje mes dy personave në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar nga ana e policisë pasi ishin rrahur mes vete.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme në rrugën “Rexhep Mala” në Fushë Kosovë, dy personat ishin rrahur pas një mosmarrëveshje mes vete.

Të njëjtit sipas policisë kishin përdorur edhe mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime trupore njëri- tjetrit.

Njëri nga dy të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.