Përleshje mes dy grupeve në Pejë për shkak të bashkëjetesës në Suedi

Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur para tri ditëve në Pejë, ku tre persona kanë pësuar lëndime, njëra prej të cilëve është grua.

Sipas njoftimit të policisë e gjithë përleshja ka filluar për shkak të një mosmarrëveshje familjare, pasi që viktima dhe njëri nga të dyshuarit në këtë rast kishin bashkëjetuar në Suedi.

Policia ka bërë të ditur se  me 5 gusht është raportuar në Stacionin Policor në Pejë  një rast i kanosjes dhe lëndimit trupore.

Në përleshjes mes dy grupeve sipas policisë dyshohet se ishte përdorur edhe arma.

“Policia menjëherë është përgjigjur vendit të ngjarjes, ka takuar (tri viktima njëri nga ta grua). Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, njofton policia.

Policia po ashtu ka bërë të ditur se personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, ndërsa me 6 korrik rreth orës 13:00, dy nga të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar nga Stacioni Policor në Mitrovicë.

Të dyshuarve i’u është konfiskuar arma, dhe të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit Policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.