Përleshje mes dy burrave në Prishtinë

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar pamje në adresë të KALLXO.com, ku shihen dy burra duke u përleshur mes vete.

Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli ata nuk janë përgjigjur.