FOTO ILUSTRIM

Përleshje mes disa vajzave/grave në Vushtrri, kanoset zyrtari policor

Një përleshje mes disa vajzave/grave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Vushtrri.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 17:20, një zyrtar policor ka raportues se derisa ishte jashtë detyrës zyrtare , ka ndërhyrë në një përleshje mes disa vajzave/grave dhe pasi është prezantuar se është polic dy prej tyre e kanë kanosur me fjalë.

Dy të dyshuara janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor, dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.